Mix Bota

“Tokio 2020”, ja cilët janë dy maskotat e Olimpiadës japoneze

Janë zyrtarizuar sot emrat e dy maskotave që do të përdoren në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ato quhen Miraitowa dhe Someity, të cilat kanë bërë debutimin e tyre gjatë nje eventi të organizuar në Tokio, qytetin që do të mirëpresë Olimpiadën e ardhshme, pas dy vitesh (24 korrik-9 gusht).

Miraitowa dhe Someity janë dy personazhe që veshin kostume tradicionale të japonisë: I pari një motiv me kuadrate blu dhe i dyti të kuq, me lule të qershisë. Emrat e maskotave Miraitowa e Someity dolën nga një listë me 3 propozime, që erdhën nga nxënësit e shkollave fillore në Japoni.

Më shumë nga Mix Bota