Mix

“Tokio 2020”, zyrtarizohen 5 disiplina të reja sportive

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka zyrtarizuar sot hyrjen e disa sporteve të reja në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Shumë sporte të reja, por që janë bërë pjesë e modës vitet e fundit, kanë fituar mjaft popullaritet, duke detyruar ndërkombëtarët t’i fusin në Olimpiada. Pesë disiplinat e reja sportive që kanë marrë sot “OK” e bordit drejtues të IOC-it janë sërfi, bejzbolli, softbolli, skateboard dhe ngjitja.

Ne kemi vendosur të shtojmë këto sporte, pasi ato praktikohen nga mjaft të rinj dhe ne duam që lojërat t’u afrohen të rinjve, në mënyrë që ata t’i promovojnë ato. Në duam gjithashtu që të afrohen sa më shumë femra dhe parashikojmë që në Olimpiadën japoneze, 48% e pjesëmarrësve të jenë gra e vajza”, u shpreh Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Nga garat e Boterorit te skateboard

Më shumë nga Mix