RUSI 2018

“Toni Kroos nuk është një lider”

Eliminimi në fazën e grupeve i dhemb akoma analistëve gjermanë. Tani jep mendimin e tij edhe ish-lojtari i Bayern Thomas Strunz mbi gjendjen e kombëtares, duke folur ndër të tjera edhe për Toni Kroos dhe Joachim Low.

“Për mendimin tim duhet të ikë një mes Oliver Bierhof dhe Joachim Low. Për mendimin tim Bierhoff është i forti i kombëtares. Një trajner si Lothar Matthaus do t’i shkonte shumë.

“Po të kisha qenë unë në vend të Low, nuk do ta kisha grumbulluar Manuel Neuer. Edhe afera e Erdogan është nënvlerësuar.

“kam vënë re se Ozil nuk ndihet mirë me fanellën e Gjermanisë. Mungonte motivimi, sidomos te Toni Kroos.

“Ai thjesht nuk është një lider, nuk është tipi i duhur. Dhe ndonjëherë mendoj se thotë gjëra nëpër intervista, që nuk do t’i thotë fare.”

Më shumë nga RUSI 2018