Boks

Tony Bellew nuk do të tërhiqet, synon një duel me Ward ose Fury

Tony Bellew nuk do të tërhiqet nga boksi, por do të vazhdojë të duelojë edhe pse pat deklaruar se revanshi i fituar ndaj David Haye do të ishte sfida e fundit për të. Boksieri britanik ka konfirmuar edhe një herë idenë e tij se synon të përballet me amerikanin Andre Ward, që u tërhoq nga sporti pak kohë më parë. Trajneri i Bellew, David Coldwell, ka konfirmuar se është i lumtur që nxënësi do të vazhdojë të duelojë dhe se do të vazhdojnë negociatat për të rikthyer në ring 35-vjeçarin Ward.

Tony ka patur një karrierë fantastike, ka arritur gjithçka që i ka vënë synim vetes dhe vazhdon të stërvitet për t’u bërë një boksier edhe më i mirë. Unë e kuptoj dëshirën e tij për t’u rikthyer në ring dhe do ta mbështes dhe për sa kohë ka dëshirë unë do të jem pranë tij. Kam biseduar me Tony dhe më konfirmoi dëshirën e tij për të dueluar, me Ward dhe Fury që janë objektivat e tij për të ardhmen. Ai është i motivuar për të arritur një tjetër fitore në ring”, tha Coldwell, trajneri i Bellew.

Më shumë nga Boks