Boks

Tony Bellew: Përballja me Usyk është e pashmangshme

Boksieri britanik Tony Bellew u shpreh se përballja mes tij dhe boksierit uikrainas Aleksandr Usyk është e pashmangshme, një duel i vlefshëm për preshën “cruiserweight”, aty ku Usyk është kampion bote. Për Bellew, që dy duelet e fundit i ka zhvilluar në peshën e rëndë, kjo sfidë do të jetë një rikthim në peshën ku ai disa vite më parë ishte kampion bote, por vendosi të ngjitej një kategori më lart. Eddie Hearn ka takuar në Paris menaxherin e boksierit ukrainas për të diskutuar parimisht në lidhje më këtë sfidë, ndërkohë që vetë Bellew këtë javë ka rinisur stërvitjen.

Takimi i parë shkoi mirë dhe duket e pashmangshme kjo sfidë në ring. Gjërat mund të ndryshojnë menjëherë, por besoj se sfida do të organizohet. Ende nuk kemi rënë dakord për vendin se ku do ta zhvillojmë sfidën apo edhe për gjëra të tjera, por do të gjejmë një akord që t’i kënaqë të gjithë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur, por duhet që gjithçka të hidhet në letër. Do të jetë një sfidë e madhe, unë po përgatitem fort për të qenë gati”, u shpreh Tony Bellew, 35 vjeç, që ka konfirmuar edhe se nuk do të duelojë më pas kësaj sfide me boksierin ukrainas.

Më shumë nga Boks