RUSI 2018

Top-formacioni i mungesave të mëdha në “Rusia 2018”, mund të fitonte Botërorin

Raundi kualifikues për Kupën e Botës ka marrë tashmë disa “viktima” të profilit të lartë. Një rrethanë që mund të përkeqësohet më tej, në mungesë të njohjes së produktit të sfidave të “play-off”-it. Një eliminim hipotetik i Italisë, Kroacisë, ose Bregut të Fildishtë, për të përmendur vetëm disa shembuj, do të shtonte në mënyrë të konsiderueshme listën e mungesave të shquara.


Ka kaq shumë fytyra të njohura, që do të humbasin turneun e Rusisë, të cilët mund të përshtaten në mënyrë të përkryer në një top-formacion (11-she) jashtëzakonisht konkurue, me sllovenin Oblak (Athletico Madrid) në portë; një mbrojtje me tre, ku inkuadrohen ekuadoriani Valencia (Manchester United), austriaku Alaba (Austri) dhe algjeriani Ghoulam (Napoli); një mesfushë me katër lojtarë të profilit plotësues, si kiliani Vidal (Bayern Munich), boshnjaku Pjanic (Juventus), sllovaku Hamsik (Napoli) dhe holandezi Robben (Bayern Munich), i cili të martën njoftoi tërheqjen e tij nga portokallinjtë.

Sulmi i këtij top-formacioni mungesash të shquara në “Rusia 2018” do të përbëhej nga një treshe e frikshme: uellsiani Bale (Real Madrid), gabonezi Aubameyang (Borussia Dortmund) dhe kiliani Alexis Sanchez (Arsenal). Një formacion ky, që mund të konkuronte në mënyrë të përkryer për të fituar titullin e botës në Rusi, gjatë Botërorit të verës së ardhshme.

 

Më shumë nga RUSI 2018