Ligue 1

Topi i Artë, Kylian Mbappe vendos një rekord tjetër

Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri që përfshihet në listën e kandidatëve për Topin e Artë. Në moshën 18 vjeç e nëntë muaj, sulmuesi i ri francez ka kaluar në këtë renditje të veçantë Michael Owen, ish-“Golden Boy” i futbollit anglez, i cili e ka fituar çmimin prestigjioz.

Ish-mbrojtësi i Barcelona-s, Eric Abidal, shpreson se Mbappe do ta fitojë një ditë Topin e Artë. “Po ai mund ta fitojë”, ka thënë Abidal, i pyetur nëse sulmuesi do të bëhet një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit.

“Është vetëm 18 vjeç, por duhet të punojë shumë. Vetëm talenti nuk mjafton, duhet të tregojë përkushtim çdo ditë. Gjithashtu, ai duhet të mësojë nga lojtarët e mirë që ka rreth vetes. Ai është francez si unë, për këtë arsye shpresoj që të fitojë disa trofe me klubin dhe ndoshta disa çmime individuale, si Topi i Artë”.

Mbappe është një nga favoritët për të fituar çmimin “Golden Boy Award”, një vlerësim ky që jepet nga e përditshmja sportive italiane “Tuttsport”.

Më shumë nga Ligue 1