Ligue 1

Topi i Artë, Neymar ka një plan për të mundur CR7 dhe Messi-n

Neymar është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe e di mirë se çfarë duhet të bëjë për ta arritur një gjë të tillë. Ylli i PSG nuk është shumë i shqetësuar për Topin e Artë këtë vit, edhe pse dihet që ky çmim do t’i shkojë Cristiano Ronaldo-s, që ka fituar kampionatin dhe Champions League sezonin e kaluar, por braziliani është i përqendruar për Topin e Artë të ardhshëm, që do të jepet pas Kupës së Botës.

Sipas ‘Do Balon”, Neymar ka vënë në shënjestër Kupën e Botës dhe nëse e fiton atë, duke qenë protagonist në Rusi, Topi i Artë do të ishte padyshim i tiji. Një nga pengesat për realizimin e këtij objektivi mund të jetë Lionel Messi, sipas shtypit, arsyeja kryesore pse Ney u largua nga Barcelona. Argjentinasi ka zënë faqet kryesore të mediave sportive të të gjithë botës pasi ka kualifikuar Argjentinën në Kupën e Botës me tre gola kundër Ekuadorit dhe nëse “Albiceleste” do të fitojë Botërorin, Ronaldo dhe Neymar mund ta konsiderojnë veten jashtë garës për Topin e Artë. Lojatrët e tjerë për të cilët dueht të shqetësohet braziliani janë Dybala, Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Një ga ata që besojnë se Neymar do ta fitojë Topin e Artë, pavarësisht mosmarrëveshje që mund të ketë me të, është Cavani. “Kemi folur dhe i kam thënë atë që mendoja, por janë gjëra që duhet të qëndrojnë brenda ekipit”, ka thënë sulmuesi uruguaian. “Nuk do t’ju them se çfarë i kemi thënë njëri-tjetrit. Çmimet individuale do të vijnë nëse skuadra do të fitojë. E kam thënë disa herë se dua që ai të fitojë Topin e Artë sepse kjo do të thotë se ai do të ketë shënuar shumë gola dhe do të na ketë ndihmuar të fitojmë. Kjo është ajo që ka rëndësi për mua”.

Më shumë nga Ligue 1