Futboll

“Topi i Artë”: Griezmann vs Mbappe, duel 100% francez?

Të dielën, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappé ngritën në qiellin e trofeun e artë të Kupës së Botës. Por jo vetëm kaq. Të dy sulmuesit francëzë, vendimtarë në atë fitore të Francës në finale ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2, u kurorëzuan në përfundim të kësaj ndeshje me çmime individuale, përkatësisht: Griezman si “Lojtari më i Vlefshëm i Ndeshjes”, ndërsa Mbappe me trofeun e “Futbollisti i Ri më i Mirë”.

Me protagonizmin e tyre të padiskutueshëm në fitimin e trofeut më të çmueshëm futbollistik, të dy sulmuesit francezë tashmë kanë hedhur një hap të rëndësishëm në regjistrimine tyre për garën e “Topit të Artë” që akordohet nga “France Football”. Një performancë fantastike e të dy yjeve të “Gjelave”, në atë pikë që në Francë kanë nisur të mendojnë për një duel 100% “Trikolor”, për fitimin e trofeut individual në fund të vitit.

Më shumë nga Futboll