Ligue 1

“Topi i Artë” tregohet i pamëshirshëm: Te PSG-ja, të gjithë bëjnë atë që duan…

Jean-Pierre Papin, “Topi i Artë” në vitin 1991 dhe kampion i Europës në vitin 1994, ka ndarë përshtypjet e tij mbi “tridentin” sulmues të PSG-së në një intervistë me “Le Parisien”. Ish-lojtari i Olympique Marseille, Bayern Munich dhe Milan ka analizuar sfidën e së martës, ku ekipi francez u mund nga Liverpool 3-2.

“Në futbollin modern punojnë të gjithë në funksion të ekipit. Ju nuk mund të fitoni, nëse sulmuesit nuk do të bëjnë as përpjekjen minimale për të mos humbur. Përveç kësaj, duke mbrojtur, do të jetë më e lehtë për të nisur kundërsulme”, – thotë në fillim Papin.

Nga ana tjetër, ai theksoi si tre yjet e PSG-së në sulm nuk përbëjnë një partneritet aq aq të fortë: “Më shumë se heronj, ata spikasin me egon e tyre individuale. Por, në një moment duhet t’i shërbeni ekipit. Ka një ndryshim mes yjeve që ne shohim jashtë vendit dhe në skuadrat tona. Kam përshtypjen se në Francë ato nuk janë të menaxhueshëm. Kur Neymar luante për Barcelonën, e kemi parë edhe duke mbrojtur herë pas here…”

Ish-fituesi i “Topit të Artë”, gjithashtu, ndau pikëpamjet e tij mbi trajnerin e PSG-së: “Tuchel tha se nuk mund të jemi të suksesshëm pa pasur marrëdhënie të mira mes lojtarëve. Unë pajtohem plotësisht me të. Pra, kjo varet nga lojtarët dhe nëse ata punojnë në të njëjtin drejtim. PSG ka tre lojtarë të mëdhenj në pjesën e përparme.

Tani, kush i ka detyrat për të shënuar? “9”, i cili shënon gola, është Cavani. Mbappé dhe madje Neymar duhet të luajnë për të. Për ta mund të jetë parësore që të shënojnë vetë gola, por nuk duhet të harrojnë edhe detyrën e shërbimit. Nuk mund të fitosh Ligën e Kampionëve nëse je ekip, ku të gjithë bëjnë atë që duan, çdo njeri për veten e tij”.

Më shumë nga Ligue 1