Connect with us

Futboll

Torino zyrtarizon juventinin, Rincon: “Falenderoj Mihajlovic që më besoi”

Tashmë është zyrtare: Tomas Rincon është një futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Venezuelës është bashkuar me ekipin “Granata” në formë huazimi nga Juventus, me të drejtën e blerjes. Pas vetëm 6-muajsh bardhezi, ish-mesfushori i Genoa largohet nga “Zonja e Vjetër”, për tu transferuar pikërisht te komshinjtë e Torinos. “Dëshiroj të falenderoj presidentin Cairo, drejtorin Petrachi dhe trajnerin Mihajlovic për besimin që më dhanë mua. Nuk do të mungojë angazhimi im për të justifikuar besimin e Torinos. Pres me padurim të vihem në dispozicion të stafit teknik dhe të shokëve të rinj të ekipit. Jam shumë i karikuar dhe gati të jap kontributin tim”, deklaroi Rincon gjatë prezantimit të tij me “Toro”. Rezultate imazhesh për rincon torino

“Torino Football Club është i nderuar të komunikojë se ka siguruar në mënyrë të përkohshme nga Juventus Football Club, me opsionin e blerjes përfundimtare, shërbimet sportive të futbollistit Tomas Eduardo Rincon Hernandez”, citon njoftimi zyrtar i publikuar nga klubi i Torinos. “Tomas Rincon ësht ënjë mesfushor i dobishëm dhe i kompletuar, që ka cilësitë fizike dhe teknike, si dhe vlera të njohura personaliteti. Në fushë është një pikë konstante referimi për shokët e skuadrës. E njeh mirë Seria A, është një djalosh ambicioz dhe i vendosur. Përveç talentit sjell te Torino edhe entuziazmin dhe eksperiencën, ndaj në emër të klubit jam i lumtur të mirëpres Tomas Rincon. Punë të mbarë, dhe gjithmonë Forca Toro!”, ishte fjala e mirëseardhjes për Rincon.

Më shumë nga Futboll