NBA

Toronto “leksion” rivalëve të Lakers, kryeson renditjen në Lindje

Skuadra e Torontos ka triumfuar 121-107 ndaj Lakers, takim zhvilluar sot në Los Anxhelos, duke korrur suksesin e 9-të sezonal, fitore që mban ekipin kanadez në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Një sfidë mjaft e mirë nga ana e basketbollistëve të Torontos, që ishin gjatë gjithë kohës padronë të fushës edhe pse luhej në Kaliforni. Kuzma me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers, ndërsa për miqtë u dallua Ibaka me 34 pikë e 10 rebaund, mbështetur edhe nga Lowry me 21 pikë e 15 asist.

Humbet edhe skuadra e San Antonio, që u mund 117-110 në fushën e saj nga Orlando, sfidë ku skuadra mike e dominoi vazhdimisht lojës, madje duke u shkëputur deri në 30 pikë. DeRozan realizoi 25 pikë, por që mbetën për statistikë për Spurs, ndërsa për miqtë u dallua Gordon me 26 pikë. Vijon sezoni pozitiv i Milwaukee, që mposhti me lehtësi 144-109 Sacramento, duke qenë forca e dytë në Lindje. Sfidë në sens unik, gjithnjë e kontrolluar nga vendasit, ku u dallua Antetokounmpo me 26 pikë, 15 rebaund e 11 asist.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, spikat fitorja e Washington, 108-95 ndaj New York, sfidë ku diferencën në fushë e bënë Wall me 26 pikë e Beal me 22. Fiton edhe Portland, 111-81 ndaj Minnesota, ndeshje e komanduar nga basketbollistët vendës, me Nurkic që realizoi 19 pikë e 12 rebaund. Pa probleme fiton Brooklyn, që mundi 122-97 Philadelphia, ku Hollis-Russell-levert realizuan 62 pikë së bashku. Phoenix triumfoi në sekondat e fundit 102-100 ndaj Memphis, falë 25 pikëve të Booker.

NBA – Rezultatet e ndeshjeve

Milwaukee – Sacramento, 144-109

Brooklyn – Philadelphia, 122-97

Washington – New York, 108-95

San Antonio – Orlando, 110-117

Phoenix – Memphis, 102-100

Portland – Minnesota, 111-81

Lakers – Toronto, 107-121

Më shumë nga NBA