Europa League

Torpedo, trajneri Chkhetiani: “U kualifikuam me një gol më shumë, krenar për ekipin tim!”

Është mundur me rezultatin 2-0, duke rrezikuar ekstremisht eliminimin, por trajneri i skuadrës së Torpedo Kutaisi, Kakhaber Chkhetiani feston kualifikimin për në fazën play-off të UEFA Europa League. Në komentin e tij pas ndeshjes, tekniku gjeorgjan ka vlerësuar lojën e Kukësit, madje duke pranuar edhe rrezikun e ndjerë prej tij pas pësimit të golit të dytë. Gjithsesi, trajneriKakhaber Chkhetiani thekson se është krenar për ekipin e tij, madje duke konsideruar futbollistët e Torpedos si më të mirët në botë.

“Ndihem i kënaqur që ka përfunduar ndeshja, por duhet të pranoj se kemi luajtur dobët dhe nën presion. Kemi respekt për Kukësin, por u kualifikuam me një gol më shumë se ata në dy ndeshje dhe kjo është më e rëndësishme në një ndeshje futbolli. Sot Kukësi bëri një ndeshje shumë më të mirë se ne. Lidhur me dy golat e pësuar, e menduam edhe këtë situatë, si çdo situatë tjetër që mund të ndodhte në ndeshje. Pas golit të dytë edhe mund të eliminoheshim, por ia dolëm të kalonim në turin tjetër. Jam krenar për ekipin tim, bëri krenar të gjithë Gjeorgjinë. Defektet do t’i vlerësojmë në shtëpi. Lojtarët tanë janë më të mirët në botë!”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Torpedo Kutaisi, në përfundim të ndeshjes ndaj Kukësit, që ndonëse si humbës, vendosi kualifikimin e gjerogjanëve.

Më shumë nga Europa League