Connect with us

Champions League

Torres: Atletico Madrid do të fitojë Champions-in

Fernando Torres beson se Atletico Madrid ka bërë një hap përpara drejt triumfit në Champions League në të ardhmen, pavarësisht se janë eliminuar nga Real Madrid në gjysmëfinale. Pasi janë mundur 3-0 në “Bernabeu”, Atletico ka shkuar shumë afër përmbysjes historike duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat e parë të ndeshjes së luajtur dje në “Calderon”, por në fund takimi është mbyllur 2-1, teksa Real ka siguruar finalen e radhës me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Gjithsesi, sulmuesi i bardhekuqve është i bindur se skuadra e Simeone-s është në rrugën e duhur.

“Duhet të ndihemi të kënaqur për mënyrën se si ka luajtur skuadra, për paraqitjen dhe për marrëdhënien që kemi me tifozët”, ka thënë 33-vjeçari. “Të gjithë kemi fituar sot (dje), kemi bërë një tjetër hap përpara. Triumfi në Champions League është i mundur. E kam parë Atletico-n të kalojë faza të ndryshme dhe mund të them se ky është vetëm fillimi i diçkaje të madhe. Tani duhet të bëjmë një hap tjetër përpara dhe të shkojmë në fazën tjetër”.

Më shumë nga Champions League