Connect with us

Futboll

Torres: Jemi me fat që kemi një trajner si Simeone…

Torres: Jemi me fat që kemi një trajner si Simeone…

Fernando Torres beson se Diego Simeone do të qëndrojë për një kohë të gjatë te Atletico Madrid, pavarësisht se sipas kërkesës së bërë prej vetë atij ka shkurtuar në vetëm një sezon kontratën me klubin spanjoll. Simone gëzon respektin e madh të futbollistëve të Atletico dhe kjo duket edhe nga fjalët e qendërsulmuesit me përvojë, Fernando Torres.

“Simeone na ka përmirësuar si grup dhe si individë. Unë mendoj se ai është shumë i lumtur në klubin tonë dhe do të qëndrojë për shumë vite të tjera”

47-vjeçari kishte një marrëveshje deri në vitin 2020 me Atletico, por palët ranë dakord për reduktimin e kontratës deri në qershor 2018. Gjithsesi, Torres beson se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më gjatë. “Të gjithë e dinë atë që Diego Simeone i jep skuadrës tonë, të gjithë. Ai është shumë i aftë në komunikimin me ne dhe shpjegimin e taktikës. Jemi me fat që e kemi.” – tha Torres.

Image result for fernando torres diego simeone

Më pas Torres vazhdoi: “Simeone na ka përmirësuar si grup dhe si individë. Unë mendoj se ai është shumë i lumtur në klubin tonë dhe do të qëndrojë për shumë vite të tjera. Kjo i pëlqen futbollistëve. Lojtarët tanë më të mirë kanë qëndruar në ekip sepse besojnë te Simeone. Edhe ai është aq i zgjuar sa të kuptojë se te Atletico i ka të gjitha mundësitë për të qenë i suksshëm. Uroj të punojmë sa më gjatë me të.”

Më shumë nga Futboll