Connect with us

Formula 1

Toto Wolff: Mercedes ka ende shumë probleme për të zgjidhur

Fitorja e dyfishtë arritur një javë më parë në Kanada nuk e qetësuar aspak drejtorin sportiv të skuadrës Mercedes, që konfirmon se ka ende shumë pikëpyetje që aid he inxhinierët duhet të zgjidhin në të ardhmen. Gara e Montekarlos ishte një zhgënjim për “shigjetat e argjenta” dhe më pas erdhi fitorja në Kanada, luhatje që nuk janë një lajm pozitiv për Wolff. Kjo edhe për faktin se fitorja në Kanada erdhi pas incidentit që pati Vettel në start dhe tërheqjes së Verstappen, duke e bërë më të lehtë garën e dy makinave gjermane.

Makina Mercedes e Hamilton ne Montekarlo

Fitorja në Kanada ishte e rëndësishme për ne, pas zhgënjimit që Mercedes pati në Montekarlo. Ndaj, nuk mund të them se i kemi zgjidhur të gjitha problemet. Kemi kuptuar se si mund të ndërhyjmë për t’i zfgjidhur pjesërisht ato. Tani të shohi, se di do të paraqitemi javën e ardhshme në Baku”, tha shefi i makinës Mercedes, që vazhdon të jetë i shqetësuar nga distanca e madhe që kanë në pistë dy makinat Mercedes të Hamilton e Bottas. “Valtteri në Kanada nuk ishte aq i shpejtë sa Lewis, ndaj duhet të kuptojmë përse”, tha Toto Wolff.

Fitorja e Hamilton ne garen e fundit ne Kanada

Më shumë nga Formula 1