Formula 1

Toto Wolff: Singapori, një pistë e vështirë për Mercedes

Dy fitoret radhazi të Lewis Hamilton dhe Mercedes në pistat e SPA (Belgjikë) dhe Monza (Itali) mund të ndalen ditën e diel në garën e Çmimit të Madh të Singaporit, që zhvillohet në pistën e Bay Marina. Makina gjermane po përgatitet për garën e radhës, me shpresën për të vijuar serinë pozitive, por shefi i Mercedes deklaroi se kjo është një pistë e vështirë për të. “Kjo nuk është një pistë ideale për karakteristikat tona, madje nuk ka qenë asnjëherë pista ideale për ne. Këtë vit, pistat e avashta dhe të lodhshme janë më shumë në favor të Ferarrit dhe Red Bull”, tha Toto Wolff.

Toto Wolff shefi i Mercedes

Një deklaratë aspak pozitive për makinën gjermane, e cila në Monza arriti të nxjerrë në krye të renditjes pilotin e saj Lewis Hamilton, që falë fitores së dyfishte (Bottas u rendit i dyti) arriti të paraklalojë Sebastian Vettel me Ferrari. Ndaj Wolff beson se Mercedes do të vuajë shumë në këtë pistë, që nuk është e shpejtë si ajo e Monzës. “Ne do të bëjmë maksimumin në këtë garë dhe asgjë nuk është e pamundur. Duhet të kuptojmë sa më shpejt se si do të përshtatet makina jonë me këtë pistë dhe sa më shpejt ta bëjmë këtë gjë, aq më shpejt do të mësojmë dhe reagojmë gjatë garës. Megjithatë, kjo ka për të qenë një fundjavë e vështirë për Mercedes”, deklaroi Wolff.

Më shumë nga Formula 1