Merkato

Tottenham dhe Ajax gjejnë marrëveshjen për Sanchez

Tottenham Hotspur është pranë blerjes së parë të verës pasi ka arritur marrëveshjen në princip me Ajax për blerjen e Davidson Sanchez. Spurs më në fund kanë zhbllokuar operacionin gjatë pasdites së enjte për një marrëveshje për qendërmbrojtësin kolumbian. Anglezët do të paguajnë 30 mln euro për Sanchez, me bonuset që mund të shkojnë deri në 16 mln euro.

E vetmja pikë ku ka mosmarrëveshje midis klubeve mbetet koha e pagesës, me Ajax që po mundohet të përshpejtojë këstet.

Sanchez i ka thënë Ajax se donte të transferohej tek Tottenham megjithëse klubi i ofroi një kontratë të përmirësuar për ta mbajtur në Amsterdam. Me marrëveshjen e dy klubeve që po afron këtë javë, Sanchez është lënë jashtë skuadrës së Ajax për ndeshjen e playoff të Europa League ndaj Rosenborg të enjten.

Image result for sanchez ajax

Më shumë nga Merkato