Futboll

Tottenham dhe Arsenal në garë për yllin e Everton

E ardhmja e Ross Barkley te Everton është në dyshim pasi lojtari nuk ka rënë dakord për rinovimin e kontratës me klubin. Sipas “The Sun”, Everton do t’i japë kohë Barkley deri në fund të kësaj jave për të vendosur të ardhmen e tij, por në çdo rast, ata janë të gatshëm të kërkojnë një çmim të madh për klubet e interesuar për të. Mesfushori ofensiv ka vetëm një vit në kontratën e tij, por Everton është i bindur se ata ende mund të fitojnë një shumë të madhe parash këtë verë, nëse lojtari refuzon të ripërtërijë marrëveshjen e tij.

Image result for barkley goal 2017 premier league

Tottenham dhe Arsenal thuhet se janë shumë të interesuar, por duhet të derdhin në arkat e Everton 58 milionë euro për të marrë shërbimet e 24-vjeçarit edhe pse vitin tjetër lojtarit i përfundon kontrata. Everton aktualisht është në vendin e 7 në Premier League, pasi kanë pasur një sezon të mirë dhe trajneri Koeman kërkon t’i mbaj lojtarët më të mirë për luftuar sezonin e ardhshëm për një vend në Champions.

Image result for barkley goal 2017 premier league

Për klubet që kërkojnë shërbimet e Barkley, drejtuesit e Everton do të kërkojnë të fitojnë afërsisht aq sa morën për John Stones që verën e kaluar u transferua te Man City. Në rastin e Arsenal, drejtuesit e “Topçinjve” së pari do të duhet të shohin se çfarë do të ndodh me Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez për të vendosur mbi Barkley.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll