Merkato

Tottenham do të bëj “pazar” në Holandë…

Tottenham është vënë në gjurmët e sulmuesit anësor të PSV Eindhoven, Hirving Lozano. 23-vjeçari nga Meksika ka tërhequr vëmendjen e menaxherëve të londinezëve me paraqitjet që po bën në Champions League.

Lozano, me pseudonimin Chucky, vlerësohet 30 milionë euro, shuma që PSV synon të fusë në xhep në verën e ardhshme, një vit para se t’i mbyllet kontrata me ekipin holandez,

Ai ka luajtur me PSV si titullar dhe deri tani ka shënuar shtatë gola në të gjitha veprimtaritë, ku përfshihet edhe starti me pikë të plota në kampionatin holandez.

Tottenham ka bërë blerje të goditur në Holandë gjatë viteve të fundit ku ka marrë Davinson Sanchez, Christian Eriksen dhe Jan Vertonghen.

Më shumë nga Merkato