Connect with us

Futboll

“Tottenham është në një nivel me United dhe Liverpool…dhe është më i famshëm se Arsenal dhe Chelsea”

Tottenham është klubi më i famshëm londinez dhe ka një histori në futboll të ngjashme me Manchester United dhe Liverpool, pretendon Mauricio Pochettino në një intervistë në Francë. Trajneri argjentinas e ka kthyer Tottenham në një ekip elitar në Premier League dhe ky është sezoni i dytë që ekipi i tij po lufton për titullin kampion.

Tottenham është klubi më i famshëm londinez dhe ka një histori në futboll të ngjashme me Manchester United dhe Liverpool, pretendon Mauricio Pochettino në një intervistë në Francë. Trajneri argjentinas e ka kthyer Tottenham në një ekip elitar në Premier League dhe ky është sezoni i dytë që ekipi i tij po lufton për titullin kampion. Falë futbollit të tyre eksitues, një ekip i ri i mbushur me talente nga Anglia, Pochettino beson se ekipi i tij ka kaluar Arsenal dhe Chelsea për t’u bërë ekipi më i famshëm në Londër.

Image result for pochettino tottenham kane alli

“Do të doja të rrija te Spurs sa më shumë të ishte e mundur pasi është një klub me histori, një klub që është më i famshmi në Londër, më tepër se Arsenal dhe Chelsea,” shprehet ai për Cadena Ser.

Image result for pochettino tottenham kane alli

“Jam i lumtur këtu. Tottenham është një klub historik, në të njëjtin nivel me Manchester United dhe Liverpool.” Katër pikë e ndajnë Spurs nga kryesuesit e Chelsea, dhe vetë Pochettino pranon se është surprizuar nga shpejtësia e përmirësimit të Tottenham nën drejtimin e tij, duke thënë se projekti po shkon më së miri. “Tre vite më parë kur filluam këtë projekt, ideja ishte të ngushtonim diferencën me kryesuesit. Tashmë e kemi tejkaluar objektivin dhe jemi në luftën për titull të dytin vit radhazi. Kur analizon dy sezonet e fundit, Tottenham ka pasur formën më të qëndrueshme të kampionatit. Kemi arritur më shumë pikë se çdokush tjetër në dy sezonet e fundit.”

Më shumë nga Futboll