Premier League

Tottenham-Everton, “Spurs” duan fitoren dhe vendin e katërt

Në “Wembley” do të zhvillohet ndeshja më interesante e kampionatit anglez për ditën e shtunë. As Tottenham dhe as Everton nuk kanë respektuar prtishmëritë e krijuara para fillimit të sezonit. Megjithatë, lojtarët e Mauricio Pochettino mbeten në garë për një vend mes katër të parave dhe janë vetëm 3 pikë larg Liverpool që mban vendin e katërt në klasifikim, i fundit që garanton kualifikimin në Champions League.

Për këtë arsye, ata janë të detyruar të marrin një fitore kundër Everton, që mban vendin e 9 në renditje dhe që ka marrë dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit të kampionatit anglez. Ndërkohë, sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sezon, siç tregojnë edhe 18 golat falë të cilëve ai kryeson klasifikimin e golashënuesve më të mirë të Premier League.

Për sa i takon përballjeve direkte, “Spurs” kryeson me 12 fitore më shumë se rivalët e tyre. Gjithashtu, Tottenham ka realizuar tre gola në secilën prej dy ndeshjeve të fundit që ka luajtur kundër “Toffes”.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League