Champions League

Tottenham “leksion” kampionëve të Europës, Liverpool ruan kryesimin e grupit E

Lojtarët e Tottenham Hotspur ishin “Los Blancos-it” e vërtetë gjatë mbrëmjes së sotme teksa skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka fituar bindshëm me rezultatin 3-0 ndaj Real Madrid. Kriza e skuadrës së Zinedine Zidane vazhdon, dhe tani Ronaldo me shokë rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në fazën e ardhshme të Champions League, por barazimi i Borussia Dortmund me APOEL ka zvogëluar paksa hidhërimin e kësaj disfate të rëndë.

 

Vendasit e mbështetur nga 80,000 tifozë në Wembley kanë shkelur mbi Real Madrid duke rrezikuar që në minutat e para. Por goli erdhi nga Dele Alli në minutën e 27’ pas një pasimi nga Trippier nga e djathta, i cili për hir së vërtetës duhet thënë se ishte në pozicion jashtë loje.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Por kjo gjë nuk u intereson shumë lojtarëve të Tottenham të cilët në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola të tjerë me Alli dhe Eriksen. Në fund, ishte Ronaldo ai që shënoi golin e nderit për të tijtë por ishte tepër vonë.

 

Ndërkohë Liverpool ka mundur pa shumë probleme Maribor, por këtë herë pa goleadë duke ruajtur energjitë për ndeshjen e radhës në Premier League, ku nuk janë paraqitur ashtu siç duhet. Të besuarit e Jurgen Klopp, pas një pjese të parë pa gola, gjetën golin me anë të Salah në të 49’ dhe Can në të 64’. Në fund ishte edhe Sturridge që shënoi golin për herë të parë pas shtatë vitesh në Champions League.

James Milner është bërë lojtari i tretë që humbet një penallti këtë sezon me Të Kuqtë pasi tentativa e tij u prit nga portieri kundërshtar përpara se Can të shënonte golin e sigurisë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League