Premier League

Tottenham-Liverpool, duket si një “finale” për titullin…

Pasi e nisi kampionatin duke i fituar të tre ndeshjet e para, si nuk kishte ndodhur asnjëherë nën drejtimin e Mauricio Pochettino, Tottenham zbriti me këmbë në tokë kur u mposht 2-1 nga Watford me dy goditje standarte. Kjo ishte humbja e parë në shtator, që nga viti 2014, ndërsa në këtë muaj “spurs” nuk kanë humbur dy ndeshje që nga viti 2009. Në fushën e tyre të besuarit e Pochettino kanë fituar 14 dhe barazuar katër nga 20 ndeshjet e fundit dhe shënojnë gol prej 25 ndeshjesh radhazi në të gjitha veprimtaritë.

Nga ana tjetër, Liverpool e ka nisur kampionatin me pikë të plota dhe është skuadra që ka shënuar më shumë dhe ka pësuar më pak në këtë edicion të Premier League. Goli i vetëm është pësuar nga një gafë e portierit Alisson, ndërsa vlen për t’u përmendur që në 17 ndeshje që Virgil Van Dijk ka qenë në mbrojtjen e “të kuqve”, ata kanë pësuar vetëm dhjetë gola.

Hera e fundit që Liverpool e nisi kampionatin me katër fitore radhazi ka qenë në sezonin 1990/91 kur u renditën në vend të dytë, pas Arsenal. Pesë fitore radhazi u regjistruan në sezonin 1978/79, atëherë kur erdhi edhe fitorja e gjashtë dhe skuadra u shpall kampione.

Tottenham nuk humbet prej tre ndeshjesh në shtëpi kundër Liverpool, por gjithsesi dy nga këto përballje direkte janë mbyllur në barazim 1-1. Te skuadra e Pochettino ka spikatur braziliani Lucas Moura, që e ka nisur sezonin me tre gola ndërsa te ekipi i Klopp po shkëlqen Saido Mane, autor i katër golave në katër ndeshje.

Pesë ndeshjet e fundit të Tottenham në Premier League kanë prodhuar tre ose më shumë gola.

Nga ana tjetër, Tottenham ka fituar tetë ndeshjet e fundit me Michael Oliver si gjyqtar. Oliver e ka drejtuar Liverpool në 33 ndeshje, me “të kuqtë” që kanë fituar vetëm në 14 raste.

Të dyja ekipet kanë shënuar në katër nga pesë përballjet e fundit me njëri-tjetrin në Premier League. Në pjesë ndeshjet e fundit të Premier League, përfshi edhe kampionatin e kaluar, Liverpool ka fituar që në pjesë të parë.

Më shumë nga Premier League