Futboll

Tottenham në panik, PSG ofron 115 milionë euro për Eriksen

Skuadra kampione e Francës shpreson të rrëmbejë nga skuadra e Tottenham mesfushorin danez Christian Eriksen, lojtar që është kërkuar edhe nga Real Madrid, por pa ia dalë dot mbanë. Për këtë arsye, PSG është gati të ofrojë 115 milionë euro për të marrë mesfushorin 26-vjeçar, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Express”.

Eriksen ende nuk e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Tottenham, e cil skadon pas dy vitesh, ndaj dhe francezët shpresojnë që përmes kësaj oferte të bindin skuadrën angleze dhe lojtarin për ta sjellë në League 1. Në rast se Eriksen nuk arrin të rinovojë kontratën me Tottenham deri në janar, atëherë skuadrat do të “vërsulen” për të marrë mesfushorin.

Eriksen ka ardhur në vitin 2013 te Tottenham nga Ajax, duke realizuar deri më tani 41 gola në 172 ndeshje me londinezët. Këtë vit, skuadra londineze nuk bëri asnjë lëvizje në merkato, duke mos shitur dhe afruar asnjë futbollist. Skuadra e PSG-së e konideron si shumë të rëndësishëm mesfushorin danez në përpjekjet për të fituar Champions League sezonin tjetër.

Më shumë nga Futboll