Futboll

Tottenham “ngrin” Real Madrid: “Kane nuk largohet!”

“Real Madrid tashmë mund ta flejë mëndjen, të gjithë futbollistët që duam të mbjamë, do të luajnë këtu vitin e ardhshëm, e sigurtë 100%”, deklaroi i prerë presidenti i Tottenham, Daniel Levy, që foli për “Sky Sport UK”, mbi shanset që bomberi Harry Kane të mund të largohet nga “Spurs” në fund të sezonit, shumë i përfolur për një transferim te skuadra Los Blancos.

Numri 1 i klubit londinez përfitoi nga vizita që kreu në kantierin e stadiumit të ri, për të qartësuar faktin se yjet e skuadrës do të qëndrojnë aty ku janë dhe se nuk do të përsëritet më ajo që ka ndodhur në të kaluarën me Luka Modric dhe Gareth Bale, ndonëse u blenë për shuma marramendëse nga Galaktikët e Florentino Perez, respektivisht 42 dhe 100 milionë euro.

Emri në listën e objektivave të Florentino Perez është tashmë ai i bomberit Harry Kane, që ka një kontratë me Tottenham që skadon në vitin 2022 dhe që vitin e porsambyllur regjistori kuotën e plot 56 golave, për tu shpallur sulmuesi më fatalist i vitit, më mirë se Cristiano Ronaldo me 53 gola dhe Messi me 54. Sipas mediave britanike, me qëllim që ta mbajë sulmuesin në Londër, klubi i Tottenham është gati t’i ofrojë sulmuesi plot 12 milionë euro në vit, dyfishin e shumës që përfiton aktualisht.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll