Premier League

Tottenham pa yllin e ekipit deri në dhjetor

Jan Vertonghen do të qëndrojë larg fushave deri në dhjetor pas tërheqjes muskulore, këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Tottenham.

Mbrojtësi belg është dëmtuar gjatë fitores 2-0 ndaj Huddersfield në fund të shtatorit.

“jan Vertonghen ka pësuar një tërheqje muskulore ndaj Huddersfield më 29 shtator, që është monitoruar nga afër në 12 ditët e fundit,” shprehet Tottenham.

“Ai tani do të fillojë fazën rikuperuese dhe pritet të rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit gjatë dhjetorit.”

Vertonghen ka qenë një pjesë integrale e Belgjikës në Botëror dhe është një nga lojtarët kyçë të Spurs.

Më shumë nga Premier League