Connect with us

Futboll

Tottenham: Pësoi atak kardiak në qendrën stërvitore, ndërron jetë Ugo Ehiogu

Ugo Ehiogu, ish-futbollist dhe trajneri i Tottenham U23, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Një largim i papritur godet botën e futbollit, në veçanti Tottenham-in që sot vajton Ugo Ehiogu. 44-vjeçari, siç shpjegohet nga vetë Tottenham në faqen zyrtare, të enjten ka pësuar një atak kardiak ndërsa ndodhej në qendrën stërvitore të klubit. Edhe pse u transportua menjëherë në spital, Eghiou ka ndërruar jetë pak orë më pas.

Ehiogu had been working as a Tottenham coach since 2014

Ndërkohë klubi i Tottenham i gjendet afër familjes së Eghiou-t dhe në veçanti bashkëshortes Gemma e cila ka kërkuar të respektohet privatësia në këtë moment të vështirë. Përpara se të niste karrierën si trajner Ehiogu veç të tjerash është aktivizuar me Aston Villa-n me të cilën ka fituar dy herë Kupën e Ligës së Anglisë. Këtë trofe e ka ngritur edhe me Middlesbrough tek i cili mbërriti në vitin 2000. Ehiogu numëron katër prezenca me Anglinë dhe është tërhequr nga futbolli i luajtur në janar 2009.

Më shumë nga Futboll