Futboll

Tottenham, Pochettino në historinë e Premier League

Mauricio Pochettino tashmë ka hyrë zyrtarisht në hisotirnë e futbollit anglez dhe të Premier League. Trajneri argjentinas i Tottenham, i vlerësuar si një prej teknikëve më të mirë dhe të kërkuar në merkaton europiane, i përfolur edhe për të drejtuar Interin, përpara se te zikaltërit të mbërrinte Spalletti, ka shënuar sot një rekord në Angli.

Pas fitores së sotme të skuadrës së tij ‘Spurs’, me rezultatin 2-0 ndaj Huddersfield në “Wembley”, Pochettino u bë trajneri i parë joeuropian që arrin kuotën e 100 fitoreve në Premier League. Një arritje kjo e vlerësuar ekstremisht prestigjoze, të realizuar nëpërmjet ndeshjeve të drejtuara në Premier League, respektivisht në pankinën e Southampton dhe aktualisht te Tottenham.

Më shumë nga Futboll