Futboll

Tottenham vendos çmimin e Harry Kane, më i shtrenjtë se Messi e Ronaldo

Tottenham nuk ka ndërmend ta lërë sulmuesin Harry Kane të largohet shumë kollaj dhe i ka bërë me dije skuadrës së Real Madrid se duhet të paguajë shumën prej 300 milionë stërlinash për ta marrë atë. Skaudra “merengues” është e vetmja deri më tani që ka treguar interes për sulmuesin britanik, që këtë sezon po shkëlqen në Premier League, duke realizuar më shumë gola se çdo futbollist tjetër gjatë vitit 2017. Daniel Levy, drejtori ekzekutiv i Tottenham, ka bërë me dije se lojtari është një aset i rëndësishëm i skuadrës  dhe se nuk do të largohet me një çmim qesharak.

Harry Kane feston me Son dhe Alli

Kane, dy herë fitues i “këpucës së artë” në Premier League edhe pse vetëm 24 vjeç, është i destinuar për t’u larguar drejt një skuadre më të madhe dhe La Liga mund të jetë ndalesa e radhës. Aktualisht sulmuesi përfiton 120 mijë stërlina në javë, një shumë e ulët krahasuar me pagat e larta që marrin mjaft futbollistë të tjerë në Premier League. Madje duke parë që Liverpool pagoi 85 milionë stërlina për një mbrojtës (Van Dijk), atëherë çmimi i Kane që është një sulmues i jashtëzakonhëm është 300 milionë stërlina, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë.

Më shumë nga Futboll