Futboll

Totti: Kemi larguar nga Roma një prej futbollistëve më të mirë të planetit

Totti: Kemi larguar nga Roma një prej futbollistëve më të mirë të planetit

I kanë mjaftuar dy vite Mohamed Salah për të lënë një kujtim të madh te skuadra e Roma. Mbi të gjitha ai nuk është harruar nga Francesco Totti. Me 29 gola të shënuar në 65 ndeshje, egjiptiani kishte hyrë në zemrën e tifozëve të Roma, por në verën e kaluar ai shkoi te Liverpool, ku ka vërë edhe më mirë me 22 gola në 26 ndeshje. Por pavarësisht nga numrat, kanë qenë paraqitjet e tij që i kanë dhënë 25-vjeçarit çmimin e futbollistit më të mirë afrikan dhe shitja e tij për vetëm 45 milionë euro është ende e diskutueshme.

Image result for totti salah

Totti deklaroi: “Për nivelin si po luan aktualisht është një nga futbollistët më të mirë të planetit dhe më vjen keq që e kemi larguar sepse ai mund të përmirësohet edhe më tej, duke u bërë më i miri.” Pas shitje së Salah, drejtori sportiv Monchi është përgjigjur duke marrë Cengiz Ünder, një talent që po i habit të gjithë. “E njoh shumë mirë Salah, ishte një shok i mirë për të gjithë ne, – tha Totti. – Ai dëshiron gjithmonë të përmirësohet. Punon shumë, dëgjon këshillat e trajnerëve dhe përmirësohet vazhdimisht. Uroj që Under të ndej gjurmët e tij, edhe pse është shpejt për ta thënë.”

Më shumë nga Futboll