Futboll

Totti në rolin e drejtorit, Roma ka gati një kontratë 6-vjeçare

Presidenti i AS Roma James Pallotta ka konfirmuar se legjendës së klubit Francesco Totti i është ofruar një kontratë gjashtëvjeçare në postin e drejtorit të klubit, gjithsesi refuzoi të komentonte nëse 40 vjeçarit do t’i ofrohet një kontratë e re si lojtar

Presidenti i AS Roma James Pallotta ka konfirmuar se legjendës së klubit Francesco Totti i është ofruar një kontratë gjashtëvjeçare në postin e drejtorit të klubit, gjithsesi refuzoi të komentonte nëse 40 vjeçarit do t’i ofrohet një kontratë e re si lojtar. Fituesi i Kupës së Botës 2006 arriti të fitonte një kontratë re njëvjeçare në fund të sezonit të kaluar falë paraqitjeve të tij të mira, por këtë sezon ka vuajtur për të gjetur hapësira në formacion. Totti ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Roma dhe kërkon të vazhdojë të luajë futboll por nuk ka pasur bisedime rinovimi për momentin.

“Nuk kemi folur rreth së ardhmes së tij por Francesco ka gati një kontratë gjashtë vjeçare si drejtor. Objektivi ynë tani është të kualifikohemi në Champions League, megjithëse sezoni akoma nuk ka mbaruar pasi Juventus duhet të luajë akoma me Napolin dhe shpresoj për një barazim në atë ndeshje,” citohet Pallotta nga Gazzetta dello Sport. “Tani po mendojmë për objektivat, jo kontratat. Kam besim se mund të përfundojmë të dytët. Momentalisht e kemi ulur pak ritmin por mendoj se në ndeshjet që na kanë mbetur do të luajmë fort,” shton presidenti i Roma-s.

Më shumë nga Futboll