Champions League

Toure: Sulmi i City është më i mirë se ai i Real Madrid apo Barcelonës…

Toure: Sulmi i City është më i mirë se ai i Real Madrid apo Barcelonës…

Yaya Toure thotë se Manchester City ka “eklipsuar” Barcelonën dhe Real Madrid, pasi është bërë skuadra që sulmon më mirë dhe në mënyrë më spektakolare, në të gjitha Europën. Ekipi i Guardiola ka mposhtur kundërshtarët në Premier League dhe Champions League, duke fituar 20 ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë. City do të ndeshet me Manchester United, në fundjavë, por më parë do të jetë ndeshja e së mërkurës kundër Shakhtar Donetsk, ku do të synohet fitorja e gjashtë në fazën me grupe. Toure mendon se as Barcelona e Lionel Messi dhe as Real i Madrid i Cristiano Ronaldo nuk kanë një sulm më të mirë se City.

Toure is aiming to win a second Champions League trophy

“Për të qenë i ndershëm unë mendoj se ne aplikojmë futbollin më të bukur në të gjithë Europën, sidomos kur sulmojmë. Kemi nevojë për një kundërshtar të fortë që ta tregojmë këtë dhe do ta bëjmë kundër Shakhtar dhe Manchester United, – tha Toure. – Unë mendoj se mund të përsërisim atë që bashkë me Guardiola bëmë te Barcelona në vitin 2009 duke fituar gjithçka të mundshme. Për mua do të ishte e veçantë t’i vija në qashë gjithë ato medalje të tjera. Kam respekt për të gjitha skuadrat e tjera, por besimi se do të triumfojmë është maksimal dhe vjen nga mënyra si i kontrollojmë ndeshjet dhe i shënojmë golat. Jemi fantastikë.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League