AUTO

Toyota do investojë fuqishëm për makinat me hidrogjen

Toyota do investojë fuqishëm për makinat me hidrogjen

Toyota e ka seriozisht. Sipas kompanisë gjigante japoneze, e ardhmja janë makinat me hidrogjen. Për herë të parë produkti i saj u paraqit në vitin 2014 dhe kushtonte 70 mijë dollarë.

Efekti nuk qe edhe aq spektakolar, sidomos sepse në SHBA u prodhuan shumë makina elektrike. Gjithsej janë shitur vetëm 4300 të tilla.  Toyota, gjithsesi, nuk është kundër makinave elektrike me bateri.

Besojmë se e dini që makinat me hidrogjen vihen në lëvizje nga elektriciteti i prodhuar nga bashkimi i hidrogjeni dhe oksigjenit. Ato elektrike kanë problem baterinë, sepse shpesh duhet thuajse një ditë për t’u karikuar, shkruan “PC World”.

Makina me hidrogjen mund të furnizohet për vetëm pesë minuta, por edhe ajo ka dy probleme. Kushton shumë dhe aktualisht nuk ka “karburante”, pra pika për ngarkimin e tyre. Kjo është arsyeja pse Toyota ka nisur një bashkëpunim me kompani si Nissan, Honda dhe Nippon Oil për të ndërtuar një rrjet pikash furnizimi me hidrogjen.

Kompania beson se një prej tregjeve më shpresëdhënëse për makinën e saj me hidrogjen është Kina. Synimet janë të mëdha, por shohim nëse do të realizohen.

Më shumë nga AUTO