AUTO

Toyota, një prototip me 1 mijë kuaj fuqi për të sfiduar Mercedes

Toyota është akoma në kërkim të fitores së parë në “24 orët” e Le Mans, gjithsesi, në vitet e fundit konstruktori japonez ka marrë disa suksese në Botërorin Endurance. Dhe eksperienca e fituar në Wec ka prodhuar një prototip spektakolar të frymëzuar nga TS050 Hybrid, GR Super Sport Concept e prezantuar në Tokio.

Një supersportive hibride, që nëse do të prodhohej në seri, do të rivalizonte modelin e ri Mercedes Amg Project One. Kombinimi i motorit V6 biturbo me 2.4 litra prej 500 kuajs fuqi dhe të motorëve elektrik prodhojnë 1000 kuaj fuqi në total.

Shigeki Tomoyama, numri një i divizionit sportiv të Tokios, ka thënë: “Shpresoj që GR Super Sport Concept t’ju japë një shije të saj që duam të përftojmë me brezin e ri të makinave sportive”.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga AUTO