RUSI 2018

“Tradhtari” Henry do të këndojë himnin e Francës…

Francë-Belgjikë do të jetë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës 2018, e programuar të martën e ardhshme, ora 20:00.

Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë për Thierry Henry, i cili me “gjelat” fitou Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000 dhe ka qenë pjesë e rregullt e kombëtares franceze nga viti 1997 deri në vitin 2010.

Por që nga viti 2016, ish-sulmuesi është ndihmës trajneri i Roberto Martinez te Belgjika dhe “djajtë” do të jenë pikërisht kundërshtari i ardhshëm i francezëve në aktin e parafundit të veprimtarisë në Rusi.

Një ironi e fatit për Henry, që ka thënë se do të këndojë himnin e Francës, por më pas do të synojë të mposhtë të kaluarën për të arritur finalen e madhe.

Më shumë nga RUSI 2018