Sporte Mix

Federer fiton 300 milionë dollarë nga tradhtia e bujshme

Roger Federer raportohet se është divorcuar nga sponsori sportive aq afatgjatë, ‘Nike’. Stuart Fraser i ‘The Times’ raporton se tenisti zviceran po konsideron një ofertë nga kompania japoneze ‘Uniqlo’, çka do të sillte një rritje të konsiderueshme të përfitimeve për Federer. Marrëveshja e Federer me ‘Nike’ vlente $7.5 milionë në vit, por skadoi në muajin mars.Nga ana tjetër mësohet se ‘Uniqlo’ ofron jo pak por plot $22 milionë.

Nick DePaula i ‘ESPN.com’ raportoi se ‘Adidas’ mund të jetë një partner potencial për atletet, në rast se Federer bashkohet me ‘Uniqlo’, për një marrëveshje me vlerë totale $300 milionë. “Janë fjalë…, gjithsesi unë nuk jam në kontratë me Nike që nga marsi. Po bisedojmë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Do t’ju njoftoj”, deklaroi vetë Federer të hënë për gazetarët.

Federer ka qenë në marrëdhënie me Nike që nga viti 1994, në ditët e tij prej fillestari. Ai ka vijuar atë partneritet përgjatë të gjithë turit të tij, duke vendosur rekordin prej 20 trofe të Grand Slam. Nike dhe Federer sapo përfunduan një kontratë 10-vjeçare, që të gjithë mendonin se do të shënonte edhe fundin e karrierës së tenistit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Sporte Mix