La Liga

Tradhti për Messin, ylli katalanas thërret Real për të zëvendësuar Modriç

Këto ditë të ardhshme të merkatos janë më të nxehtat e verës. Gjithçka mund të ndodhë. Duke përfshirë që një vendas, siç është Thiago Alcantara, të përfundojë duke nënshkruar për Real Madrid. Në fakt,ai që ishte pjesë e Barçës, shpreson që kjo të ndodhë.

Kërcënimi Luka Modric ndaj Real Madrid është autentik. Kroati kërkon të largohet nga fanella e bardhë në kërkim të aventurave të reja dhe Interi i Milanos është opsioni më i mirë për të. Luka kërkon sfida të reja dhe në Madrid i tremben më të keqes.

Thiago, që është i gatshëm për t’u larguar nga Bayern Munich, është shumë i vëmendshëm ndaj kësaj situate. Prioriteti i tij është që të rikthehet në Spanjë dhe është i gatshëm ta bëjë atë tek Real Madrid pavarësisht të shkuarës së tij si një lojtar i Barçës.

Real Madrid është informuar se Thiago dëshiron të veshë fanellën e bardhë dhe klubit me në krye Florentino Perez i pëlqen ideja për ta parë spanjollin e kombëtares në “Santiago Bernabeu”.

Një nënshkrim që nuk do të sillte asnjë të mirë në dhomat e zhveshjes të katalanasve, pasi Thiago ka shumë miq si, Messi, Pique apo Sergio Busquets. Nuk do të ishte e lehtë për ata që do ta shihnin atë me ekipin rival.

Më shumë nga La Liga