Bundesliga

“Tradhti” te Bayern, Guardiola merr një yll gjerman

Joshua Kimmich këtë verë mund të kalojë te Manchester City. Gjermani aktualisht nuk është aspak i lumtur te Bayern, sepse trajneri Carlo Ancelotti nuk i jep besim. Ndryshe nga sezoni i kaluar me trajnerin Pep Guardiola, mesfushori i talentuar po luan shumë pak (vetëm 18 paraqitje në Bundesligë) dhe ndoshta mund të bashkohet me katalanasin në “Etihad Stadium”.

I vetmi lajm i mirë për 22-vjeçarin kanë qenë tri ndeshjet që i ka nisur si titullar në Champions League, në të cilat ka shënuar tre gola. Sipas britanikes “The Daily Mirror”, gjithsesi, uria e lojtarit të kombëtares gjermane për më shumë minuta mund ta nxisë të largohet nga Mynihu. Kimmich mund të kushtojë rreth 25 milionë euro. Cilësia e tij më e fortë është polivalenca në fushë.

 

Më shumë nga Bundesliga