Europa League

Tragjedi në Bilbao, tifozët i marrin jetën një polici!

Tragjedi në Bilbao, tifozët i marrin jetën një polici!

Një përplasje e ashpër mes tifozëve të Athletic Bilbao dhe atyre të Spartakut të Moskës, ndodhur në qendër të qytetit bask, i ka kushtuar jetën një polici që ndodhej në vendngjarje me synimin për të rikthyer rregullin. Përpara ndeshjes së Europa League dy tifozeritë janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën duke përdorur fishekzjarre, shkopinj golfi e bejsbolli, si dhe shishe qelqi. Shumë vetë kanë përfunduar në spital nga të dyja palët, teksa më keq nga të gjithë i ka shkuar njërit prej forcave të rendit, i cili u nda nga jeta si pasojë e një infarkti në zemër gjatë momentit të trazirave. Rreth 2500 tifozë të Spartak ishin në Bilbao. Për mbarëvajtjen e ndeshjes në stadiumin “San Mames” u deshën 700 forca sigurie.

Police officers detain a man during clashes before Athletic Bilbao vs Spartak Moscow

Police officers clash with supporters during riots prior to the game on Thursday evening

Basque riot police were involved in trying to quell the disorder among the fans in the streets

Riot police officers clash as they seek to break up groups of supporters in the streets

Riot police officers control a Spartak fan against the side of a van during the violence

Më shumë nga Europa League