Mix Bota

Tragjedi në golf, gjendet i pajetë në një fushë trupi i sportistes 22-vjeçare

Sporti i golfit është tronditur sot nga një lajm tragjik, pasi trupi i sportistes spanjolle Celia Barquin Arozamena, 22-vjeçare, është gjetur i pajetë në fushën e një kompleksi golfi në Soldwater Links, në Iowa (USA). Ajo konsiderohej si një nga yjet e ardhshme të këtij sporti, teksa në korrik të këtij viti pat fituar edhe turneun e amatoreve të zhvilluar në Sllovaki.

Trupin e sportistes 22-vjeçare e kanë gjetur një grup të rinjsh, në një çantë të hedhur dhe më pas kanë njoftuar policinë, e cila ka zbuluar më pas se në çantë ndodhej trupi i pajetë e spanjolles. Në trup dukeshin qartë shenjat e një agresioni fizik, por do të jetë autopsia ajo që do të sqarojë arsyet e vdekjes. Dihet vetëm që në trup ishin të qarta shenjat e prerjes me thikë në trup dhe në qafë.

Policia ka ndaluar një bashkëmoshatar te golfistes, Collin Daniel Richards, që duhet të përgjigjet për akuzën e vrasjes. Ai jeton në një tendë afër fushës së golfit dhe i pat thënë një fqinji se dëshironte të vriste një femër. Në momentin e arrestimit ai kishte shenja gërvishtje në fytyrë dhe skuqje në dorën e majtë si dhe i kanë gjetur një thikë.

Më shumë nga Mix Bota