Basketboll

Tragjedia në Belgjikë, “akti 3”. Vdes edhe një basketbollist

Rasti i tretë i vdekjes së një sportisti në Belgjikë është regjistruar sot, teksa është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare basketbollisti danez Ramos Larsen. Lojtari qendër, që luante me ekipin e Spirou Charleroi është rasti i tretë i ndarjes nga jeta i një sportisti në Belgjikë brenda 2 javësh pas dy futbollistëve, Gregory Mertens dhe Tim Nicot.

 

lojtari 2

Foto: Danezi Ramos Larsen

 

Lojtari konsiderohej si një “yll i ardhshëm i NBA-së”, një talent që pritej të kalonte te skuadra e kolegjit amerikan “Duke”. Ai është gjetur i pajetë sot në mëngjes në dhomën e tij dhe hetimet e para kanë treguar se një atak kardiak gjatë kohës që flinte gjumë i kanë marrë jetën Ramos Larsen. Megjithatë, pritet që autopsia që do të kryhet javën e ardhshme të sqarojë saktësisht shkaqet e vdekjes.

 

lojtari 3

Foto: Danezi Ramos Larsen gjate nje ndeshje ne Belgjike

 

Larsen do të bashkohej sot në mëngjes me skuadrën për të marrë pjesë në një ndeshje jashtë fushe në Ostenda, në ndeshjet e play off të kampionatit belg. Por ai nuk u paraqit në grumbullim dhe stafi i ekipit të Spirou Charleroi shkoi në shtëpinë e lojtarit, ku e gjeti të pajetë në shtrat.

 

belgjikaaa

Foto: Dy futbollistet Tim Nicot (majtas) dhe Gregory Mertens (ne te djathte)

 

Ndeshja e play off-it është pezulluar, ndërkohë që Giovanni Bozzi, presidenti i ekipit belg tha: “Një dramë e vërtetë për ne. Jemi pranë familjarëve në këto momente të vështira, që kishin ardhur nga Danimarka për të ndjekur djalin në ndeshjen e radhës”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Basketboll