Futboll

Trajneri e krahason me Totti, Harry Kane zbulon kushtin: “Ja si qëndroj te Tottenham!”

Harry Kane ishte sërish deçiziv për Tottenham, kësaj here në FA Cup, ku Spurs fituan 3-0 ndaj Wimbledon falë edhe dy golave të gjigantit të sulmit, duke kapërcyer kështu edhe turin e tretë. Në aspektin personal, sulmuesi i përfaqësueses së Anglisë regjistron 26 gola në këtë sezon, prej të cilëve 18 në Premier League dhe 6 në Champions League.

Rezultate imazhesh për harry kane francesco totti

Numra dhe statistika që e projektojnë edhe këtë sezon Harry Kane mes sulmuesve më fatalistë në Europë, për rrjedhojë edhe mes yjeve më të kërkuar në merkato. Mbase pikërisht për këtë arsye, edhe trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, e përkëdhel sa herë që e ka mundësinë, teksa së fundmi e ka krahasuar atë me legjendën e futbollit italian, ish-kapitenin historik të Romës, Francesco Totti. Një tentativë kjo për ta bindur gjigantin e sulmit të Spurs, për të premtuar besnikëri të përhershme.

Rezultate imazhesh për harry kane francesco totti

Një sinjal ndaj të cilit edhe vetë Kane nuk ka qëndruar pasiv, përkundrazi ka reaguar menjëherë, duke zbuluar kushtin e vetëm që do ta mbante atë te Tottenham. “Çfarë do të duhet të bëjë klubi për të më mbajtur? Kam thënë gjithmonë se duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të nisë të fitojë trofe. Ky është objektivi ynë. Për sa kohë klubi do ta bëjë, atëherë unë do të jem i lumtur këtu. Nëse një futbollist dëshiron të largohet? Sipas meje nuk ka sens që ta mbash kundër dëshirës. Nuk do të bënte më pjesë në skuadër dhe nuk do të luante me zemër. Sa i përket Coutinho mendoj se ka qenë shumë profesionist gjatë muajve të fundit te Liverpool, dhe për të qenë të ndershëm dhe të sinqertë, klubi gjithsesi fitoi një shpërbim të madh nga Barça”, deklaroi Kane.

Rezultate imazhesh për harry kane francesco totti

 

Më shumë nga Futboll