RUSI 2018

Trajneri i Suedisë: Ibrahimovic, je i lutur të më telefonosh…

“Çfarë botërori do të ishte pa mua?!” Zlatan Ibrahimovic e ka thënë disa herë dëshirën e tij për të qenë pjesë e Suedisë në Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Tanimë ka ardhur edhe përgjigja e trajnerit të kombëtares nordike, Janne Andersson, për gazetën “Bild am Sonntag”.

“Kur do ta marrë përfundimisht vendimin e tij është i lutur të më telefonojnë. Në fund të fundit jam unë trajneri i Suedisë dhe e kam unë vendimin final. Për momentin nuk mund të mendoj për hamendësira dhe gjëra që nuk janë konkrete.”

Sigurisht, nuk do të vonojë një tjetër përgjigje “mendjemadhe” e Ibrahimovic…

Më shumë nga RUSI 2018