La Liga

Trajneri italian zbulon: Pak ditë më parë, refuzova stolin e Real Madridit…

“I kam thënë “jo” Real Madridit sepse i kisha dhënë fjalën Juventus për të vazhduar bashkëpunimin.” Në këtë mënyrë Massimiliano Allegri konfirmon refuzimin e bujshëm ndaj stolit të “Los Blancos” gjatë edicionit të katërt “Mr. Allegri Junior Camp”, që zhvillohet në Livorno, me rreth 140 fëmijë pjesëmarrës, ku të gjitha fitimet shkojnë në bamirësi.

“Falënderova Florentino Perez, – shpjegoi trajneri i Juventus, – sepse më telefonoi personalisht dhe e konsiderova si një gjest respekti. Por i kisha dhënë fjalën Juves dhe nuk mund të kthehesha pas.”

Në lidhje me sezonin e ardhshëm, Allegri tha: “Do të nisim gjithçka nga e parë duke synuar titullin dhe Champions League. Napoli, Inter dhe Roma do të jenë rivalet tona. Ancelotti do të jetë një vlerë shtesë për Napolin.”

Në lidhje me merkaton, trajneri i “Zonjës së Vjetër” shtoi: “Milinkovic Savic dhe Cancelo janë dy futbollistë të aftë që më pëlqejnë, por nuk mund të shtojë asgjë më shumë sepse nuk janë lojtarë që luajnë për Juven. Golovin? Thonë që është i aftë, por nuk e kam parë kurrë.”

Në fund, një koment për Botërorin: “Kroacia është skuadra që më tërheq më shumë dhe jam kurioz të shohë se deri ku do të shkojë.”

Më shumë nga La Liga