Kampionati Shqiptar

Trajneri Kostic firmos për 3 vite me Luftëtarin, ja klauzola e fortë në kontratë

Dje u ndanë me ish-trajnerin Hasan Lika, ndërsa sot zyrtarizuan pasuesin e tij. Gjirokastritët, ata të futbollit, ia kanë besuar Luftëtarin një slloveni 46-vjeçar, duke nisur nga përfaqësimi i tyre i parë dhe historik në Kupat e Europës, së shpejti, për të vijuar me sezonin e ri.

Bëhet fjalë për Milos Kostic, i cili ka firmosur sot me presidentin Grigor Tavo kontratën 3-vjeçare, objektiv i së cilës është që bluzinjtë të mos zbresin më poshtë se vendi i tretë në klasifikimin e Superiores, një standard i vendosur nga Hasan Lika.

Slloveni do të sjellë me vete edhe stafin e tij, duke iu përgjigjur ambicieve të mëdha të presidencës së klubit gjirokastrit. Pra, shkuarja në Kupat e Europës është një “stacion” që duhet arritur çdo sezon nga Milos Kostic, në tri sezonet e kontraktuara si trajner i Luftëtarit. Në të kundërt, në kontratë është specifikuar klauzolë e qartë, që ai largohet.

Mësohet se prezantimi i tij para mediave do të bëhet nesër, ndërsa angazhimi në merkato do të jetë i menjëhershëm, për të mbushur “gropat” e krijuara nga largimet, sidomos të Abazajt dhe Bregut. “Nusërimi” i parë zyrtar për trajnerin slloven do të jetë Liga e Europës, ku Luftëtari do të garojë për herë të parë gjatë ekzistencës së vet.

Më poshtë keni “pasaportën” profesionale të sllovenit si trajner

Klubi Emëruar I ngarkuar deri më Funksioni
 Iraklis

Acharnaikos

Zeljeznicar

Lierse SK

17/18 (17 gusht 2017) 17/18 (11  shtator 2017) Trajner
16/17 (4 tetor 2016) 16/17 (2 mars 2017) Trajner
16/17 (1 korrik 2016) 16/17 (22 gusht 2016) Trajner
14/15 (5 shtator 2014) 14/15 (28 shkurt 2015) Zv.trajner
Ndihmës i Slavisa Stojanovic (19 ndeshje) dhe i Olivier Guillou (5 ndeshje)
 Red Star 12/13 (25 qershor, 2013) 13/14 (30 qershor 2014) Zv. trajner
Ndihmës i Slavisa Stojanovic (37 ndeshje)
 Sllovenia U-19

Sllovenia U-17

Sllovenia U-19

12/13 (11 janar 2013) 12/13 (24 qershor 2013) Trajner
10/11 (11 janar 2011) 12/13 (30 dhjetor 2012) Trajner
07/08 (15 prill 2008) 10/11 (30 dhjetor 2010) Trajner

Më shumë nga Kampionati Shqiptar