Volejboll

Trajneri Martiri: Vendi i tretë në Ligën e Europës, sukses për volejbollin shqiptar

Vendi i tretë në Ligën e Europës për ekipin kombëtar të femrave ka qenë një sukses i madh për volejbollin shqiptar, që pas 3 vitesh pjesëmarrje arrin më në fund të kualifikohet për në fazën finale dhe të ngjitet në podium. Kjo meritë e një grupi që e nisi këtë aventurë 3 sezone më parë dhe tashmë arriti një rezultat fantastik, duke korrur 6 fitore dhe pësuar 2 humbje në 8 takimet e luajtura.

Që kur u kualifikuam për në fazën finale ne e arritëm objektivin tonë në Divizionin e Argjendtë, – komenton trajneri i kombëtares së femrave Altin Martiri. – Shqipëria është një vend i vogël dhe ne jemi ende duke e zhvilluar volejbollin, por në këtë edicion arritëm rezultate të mëdha, pasi fituam 6 ndeshje dhe në fazën finale morëm medaljen e bronzit. Kjo është e jashtëzakonshme për ne”.

Ky është një rezultat i madh, i rëndësishëm për volejbollin shqiptar. Pasi humbëm ndeshjen gjysmëfinale ndaj Suedisë nuk ishte e lehtë të përgatiteshim për takimin ndaj Estonisë, por u përshtatëm shumë shpejt me rivalin dhe gjetëm ritmin e duhur. E merituam këtë vend të tretë, kjo për meritë të vajzave, që bënë një ndeshje shumë të mirë”, tha trajneri Altin Martiri.

Më shumë nga Volejboll