MMA

Trajneri i McGregor: Fansat nuk duan sfidën ndaj Ferguson, por triologjinë me Diaz

Edhe pse presidenti i UFC-së, Dana White, deklaroi se sfida e radhës e Conor McGregor do të jetë në kafaz ndaj kampionit të përkohshëm Tony Ferguson, një nga njerëzit më të ngushtë të kampionit irlandez, Owen Roddy, tha se e ardhmja mund të rezervojë surpriza. Madje ai deklaroi se fansat i kërkojnë McGregor që fillimisht të përballet me Nate Diaz dhe më pas me Tony Ferguson. “Në fakt, janë dy opsione të mundshme që na intrigojnë, por Conor preferon sfidën e tretë me Diaz”, u shpreh Roddy, një nga anëtarët të stafit drejtues të irlandezit.

Conor McGregor dhe presidenti i UFC-së, Dana White

Unë e kuptoj që sfida mes McGregor dhe Ferguson ka më shumë sens, pasi njëri është kampion bote dhe tjetri kampion i përkohshëm dhe për UFC-në është e rëndësishme kjo përballje. Por njerëzit duan diçka tjetër, përballjen e tretë të madhe mes Conor dhe Diaz. Kjo, pasi është më tërheqëse si sfidë, janë dy rivalë të fortë dhe që kanë treguar se janë më të mirët dhe, mbi të gjitha, fansat e duan këtë përballje. Gjithsesi, në fund do të jetë Conor ai që do të vendosë”, i shpreh trajneri i kampionit irlandez të arteve marciale mikse, Owen Roddy.

Më shumë nga MMA