Kampionati Shqiptar

Trajneri Pacult i rezervoi stolin, portieri Enea Koliçi largohet nga Kukësi

Kukësi na kishte mësuar vetëm me përforcime në merkaton e kësaj vere, duke qenë “kampion” i Superiores në këtë drejtim. Por, ditën e sotme ka ndryshuar ky kurs në klubin verilindor të futbollit. Portieri Enea Koliçi i ka ndarë rrugët me nënkampionët e vendit, pikërisht në ditën kur e ka parë veten jashtë listës së federimeve në UEFA për Ligën e Europës, konkretisht për ndeshjen e turit të parë ndaj Valleta të Maltës.

Sigurisht, sinjalet se nuk ishte më zgjedhje e parë te Kukësi, nën drejtimin e trajnerit Peter Pacult, portieri pogradecar i kishte marrë që në sezonin e kaluar, kur e pa veten në stol, por ky status i njëjtë edhe në këto ditë vere, të ngarkuara me përgatitje për Kupat e Europës, si dhe miqësoret përkatëse, e kanë bindur Koliçin për të kërkuar destinacion tjetër. Kjo për shkak se do të luajë e jo të jetë zëvendësuesi i Stivi Frashërit te Kukësi. Drejtuesit e klubit e kanë mirëkuptuar atë, duke e lënë futbollist të lirë tashmë, në kërkim të një skuadre tjetër në Superiore, ose jashtë vendit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar