Tenis

Trajneri rrëfen të vërtetën: Ja pse Serena Williams u tërhoq nga Australian Open

Patrick Mouratoglou, trajneri i tenistes amerikane Serena Williams, në një intervistë për televizionin ESPN, ka rrëfyer për herë të parë se përse ish-numri 1 në botë u tërhoq nga grand slemi i Australian open, ku ajo pritej të rikthehej pas një viti dhe 5 muaj pas lindjes. Fituesja e 23 grand slemeve shpresonte të ishte në fushë në Melburn, për të mbrojtur titullin fituar vjet, i fundit në karrierën e saj, por nuk ia doli mbanë edhe pse luajti dhe humbi një ndeshje “show” në Abu Dhabi më 28 dhjetor.

Patrick Mouratoglou, trajneri i tenistes amerikane Serena Williams

Ky ishte vendimi më i mirë. Pasi lindi, Serena pati disa probleme, komplikacione dhe këto ndikuan në përgatitjen e saj. Në dy muajt e parë, ajo nuk u stërvit asnjë ditë dhe kjo e bëri të vështirë rikthimin e saj në fushë në Melburn, pasi nuk ishte ende gati. Të dy e dinim se ajo nuk ishte në formë, ndaj dhe vendosëm të luajmë një ndeshje në Abu Dhabi për të kuptuar realisht gjendjen e saj. Dëshira e saj ishte e madhe, por rikthimi do të ndodhë së shpejti, në turnetë e parë Masters”, tha Mouratoglou.

Më shumë nga Tenis